Japoni-ShBA, bashkëpunim për ringritjen

17/04/2011 11:20

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur “fillimin e një bashkëpunimi publik-privat për rindërtimin” që do të jetë nën drejtimin e Tokios.

Ndërmarrje dhe organizata amerikane do të fillojnë diskutimin mbi ringritjen e vendit aziatik pas tërmetit shkatërrues dhe cunamit që goditën muajin e kaluar.

Kështu u shpreh Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë vizitës që po zhvillon në Japoni.

Clinton bashkëbisedoi me ministrin e jashtëm japonez, Takeaki Matsumoto.

 

Top Channel