Emigrantët përplasin Italinë me Francën

17/04/2011 16:35

Franca ka ndërprerë në mënyrë të njëanëshme transportin hekurudhor me Italinë, e parë nga Roma si një hap për të ndaluar udhëtimet e emigrantëve afrikano-veriore të pajisur me viza nga autoritetet italiane.

Pas këtij vendimi të Parisit, Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini i ka kërkuar ambasadorit të Romës në Francë të zhvillojë një takim urgjent me autoritetet franceze për të sqaruar vendimin e marrë.

“Këto masa janë qartësisht në kundërshtim dhe në shkelje të parimeve europiane”, thuhet në një reagim të qeverisë italiane.

Top Channel