Egjipt, ish-kryeministri në gjyq

17/04/2011 17:45

Ish-kryeministri egjiptian, në kohën e regjimit të Mubarak, Ahmed Nazif dhe disa nga ministrat e kabinetit të tij do të dalin para drejtësisë për t’u përballur me akuzën për korrupsion.

Kryeprokurori egjiptian tha për për mediat ndërkombëtare se tre ish-ministra e ish-zyrtarë të lartë të qeverisë gjatë regjimit të Mubarakur do të gjykohen nën akuzën e shpërdorimit dhe përvetësimit të fondeve publike.

Gjykimi për ish-qeveritarët ka ardhur pas atij të nisur ndaj ish-presidentit Mubarak, edhe ky i akuzuar për korrupsion. Gjendja shëndetësore e 78 vjecari egjiptian që udhëhoqi vendin për 30 vjet me radhë, për t’u rrëzuar vetëm në muajin shkurt të këtij viti, shtyu edhe për disa ditë seancën gjyqësore ku Mubarak do të njihej me akuzat e ngritura kundër tij.

Top Channel