Spanjë, ETA rikonfirmon armëpushimin

16/04/2011 14:05

Lëvizja separatiste baske, ETA, këmbënguli se “është e vendosur” të respektojë armëpushimin me qeverinë spanjolle, shkruan një e përditshme baske Gara.

”ETA është duke bërë kontributin e saj për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe demokratike konfliktit. Respektimi i armëpushimit është mënyra jonë për të treguar predispozitën tonë”, thuhej në një komunikatë të grupimit, që theksonte se ky vendim nuk vjen për shkak të dobësisë, por si ndërgjegjësim për nevojën e krijimit të një klime të re paqeje.

Në datën 10 janar, ETA lajmëroi për një armëpushim përfundimtar dhe të verifikueshëm, pas më shumë se 40 vitesh gjakderdhje.

Kryeministri Spanjoll, Jose Luiz Zapatero, e hodhi poshtë ofertën e ETA-s, duke thënë se ata duhet të ndërmerrnin edhe një hap më shumë dhe të shpërndanin vetë organizatën.
 

Top Channel