Protestat paralizojnë Bolivinë

16/04/2011 02:05

Protestat anti-qeveritare shtrihen edhe në Amerikën Latine. Në Boolivi, manifestuesit bllokuan rrugët për ditën e 9 radhazi.

Sipas BBC, rrugët kryesore në vend janë bllokuar dhe ka patur përleshje mes manifestuesve dhe forcave të rendit që kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit, sidomos në kryeqytetin vendas, La Paz.

Mësues dhe punonjës të sektorëve të tjerë të administratës kanë bojkotuar punën duke kërkuar rritje rroge prej 15 përqind.

Këto janë protestat më të fuqishme, që është përballur ndonjëherë presidenti bolivian, Evo Morales, thotë BBC, i cili udhëhoqi një të tillë për të marrë pushtetin vite më parë.

Top Channel