Libi, të shtëna kundërajrore në Tripoli

16/04/2011 22:00

Të shtëna intensive nga një kundërajrore janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Tripoli.

Sipas një gazetari të agjencisë së lajmeve “Reuters”, janë dëgjuar edhe shpërthime që dukeshin të largëta, por që është e sigurtë se janë shkaktuar nga dicka.

Të shtënat e kundërajrores vinin si nga veriu, ashtu edhe nga veri-perëndimi i Tripolit, bën të ditur reporteri.

Ndërkohë, është intensifikuar edhe fluksi i ngarkesave me armë dhe njësive ushtarake që nga porti i Bengazit po shkojnë në Misrata, qytet në duart e rebelëve.

Hyrja e përforcimeve në portin ushtarak bëhet tani dhe në orët e ditës, ndërkohë që përgjatë rrugës kryesore drejt portit vazhdojnë të parakalojnë kamionët e trupave të Gaddafi-t.

Top Channel