Jemen, gratë protestojnë kundër Salehit

16/04/2011 18:55

Mijëra gra kanë manifestuar sot në Sana dhe në qytete të tjera të Jemenit kundër presidentit Ali Abdallah Saleh.

Protestat janë mbajtur pasi Saleh kishte bërë thirrje për ndalimin e pjesëmarrjes së femrave në protestat popullore, veprim që sipas tij është anti-islamik.

“Protesta, protesta deri në rrëzimin e regjimit”, kanë brohoritur rreth 5 mijë gra, të gjitha me velo të zezë, në një tubim të organizuar në kryeqytetin Sana.

Manifestimi i tyre, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ka nisur nga Sheshi i Ndryshimit, epiqendër e protestave kundër regjimit.

Top Channel