Japoni, lëkundje të reja toke

16/04/2011 08:45

Aktiviteti sizmik vazhdon të jetë i lartë në Japoni, ndërsa një tërmet i ri me magnitudë 5,9 të shkallës riechter goditi gjatë mëngjesit veriun e Tokios.

Ndonëse jo veçanërisht i fuqishëm, e veçanta e këtij tërmeti ishte kohëzgjatja, pasi lëkundjet vazhduan me të vërtetë gjatë.

Lajmin e lëkundjeve e njoftoi Agjensia Meteorologjike Japonese. Epiqendra e tronditjeve të ndodhura në orën 11:19 (3:19 me orën shqiptare) u lokalizua në prefekturën e Toçigit, në 70 kilometra thellësi.

Top Channel