Izrael-Hamas, përsëri luftime

16/04/2011 08:40

Izraeli iu përgjigj dy raketave të lëshuara nga Hamasi me dy bombardime mbi Rripin e Gazës gjatë të premtes, duke prishur kështu një armëpushim informal të vendosur në fillimin e javës.

Raketat shënjestruan qytetet hebrehe të Ashdodit dhe Ashekelonit. Asnjëra prej tyre nuk shkaktoi dëme, pasi ranë në zona të pabanuara.

Izraeli u përgjigj disa orë më vonë me bombardimin e dy objektivave pranë bregdetit, ndërsa përsëri asnjë viktimë nuk u shënua.

Pavarësisht mungesës së të lënduarve, incidenti tregon për një përshkallëzim të konfliktit izraelito-palestinez, ndërsa disa dhjetëra viktima janë regjistruar në javët e fundit, si rrjedhojë e këtyre përplasjeve.

Top Channel