Irak, zbulohet varri masiv me 800 trupa

16/04/2011 02:40

Zbulohet një varr i përbashkët në Irakun e Veriut ku mendohet se ndodhen trupat e rreth 800 personave të vrarë që në kohën e regjimit të Sadam Huseinit.

Mes viktimave, raportojnë mediat ndërkombëtare, duket se ka edhe shumë gra e fëmijë, pjesa më e madhe e tyre e ekzekutuar me plumb në kokë.

Viktimat mendohet se janë ekzekutuar gjatë viteve ’80, vite kur ndodhi edhe konflikti mes Irakut dhe Iranit.

Top Channel