Afganistan, vriten nëntë ushtarë

16/04/2011 10:55

Pesë ushtarë të huaj dhe katër afganë mbetën të vrarë në një sulm të verifikuar mëngjesin e sotëm në lindje të Afganistanit, informuan burime vendase.

Një kamikaz me uniformë ushtarake afgane mundi të infiltrohej në një bazë të ushtrisë në qytetin e Jalalabadit, ndërsa shpërtheu veten pranë një grumbulli me ushtarë.

Komanda e NATO-s konfirmoi vdekjen e pesë ushtarëve, por nuk dha detaje mbi identitetin e tyre. Ky ishte një prej sulmeve më të përgjakshme ndaj koalicionit prej muajsh.

NATO do të tërhiqet nga Afganistani në 2014-n, ndërsa zonat e konsideruara si më të sigurtat do të lihen në dorë të trupave vendase duke nisur që sivjet.

Talebanët janë duke sulmuar qëllimisht ushtrinë dhe policinë, në mënyrë që të ndalojë procesin e rektutimit të njerëzve në forcat e sigurisë.

Top Channel