Siri, mijëra protestues ndeshen me policinë

15/04/2011 18:10

Dhjetëra mijëra protestues janë duke u përpjekur që të arrijnë qëndrën e kryeqytetin të Sirisë, Damask, por forcat e sigurisë janë duke qëlluar ndaj tyre me gaz lotsjellës, plumba dhe shkopa gome.

Sipas BBC, ajo që po ndodh në këto momente është lëvizja më serioze anti-qeveritare në kryeqytetin e Sirisë.

Vendi me 22 milion banorë është tronditur që prej një muaji nga protestat anti-qeveritare, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 200 njerëzve.

Revoltat nuk janë qetësuar as nga masat e marra nga presidenti Bashar al-Assad, i cili një ditë më parë lajmëroi për formimin e një kabineti të ri qeverisës dhe lirimin e disa qindra të arrestuarve nëpër demonstrata.

Mijëra persona janë duke protestuar aktualisht edhe në qytetet e tjera kryesore të vendit, si Dera, Latakia apo Banijas.

Top Channel