SHBA, Kongresi kalon buxhetin kondradiktor

15/04/2011 21:40

Kongresi Amerikan kaloi një plan për buxhetin e vitit 2012, i cili do të reduktojë në 6,2 trilion dollarë shpenzimet qeveritare për dekadën e ardhshme.

Plani i sponsorizuar nga republikani Paul Ryan, do të shkurtojë programet shëndetësore dhe sociale për të varfërit, në të njëjtën kohë që do t’u kërkojë pensionistëve të shpenzojnë më shumë për shëndetësinë.

Projektbuxheti kaloi me 235-193 vota në Kongresin e kontrolluar prej republikanëve, por pritet të rrëzohet nga Senati demokrat.

Në bazë të këtij plani, miliardat e subvencioneve që shteti paguan për shërbimin mjekësor, do të hiqeshin nga buxheti, në të njëjtën kohë që do të kryhej një reformë që do të inkurajonte sigurimin vetjak.

Lëvizja do të përkthehej me ulje e taksave për të pasurit, një lëvizje fiskale shumë kontradiktore, por që sipas republikanëve do t’i jepte një shtysë ekonomisë amerikane dhe do të krijonte më shumë vende pune.

Presidenti Barack Obama po çon përpara një program diametralisht të kundërt, i cili bazohet në rritjen e taksave për të pasurit.

Top Channel