Libi, bombardohet porti Misuratës

15/04/2011 01:40

Rebelët libianë njoftuan mbylljen e portit të Misuratës.

Mbyllja erdhi, thanë ata, pas hedhjes në zonë të mbi 200 predhave prej besnikëve të kolonel Gedafit.

“Mbi 200 raketa të tipi Grad kanë rënë në zonë, përfshirë këtu edhe në territore të banuara”, deklaruan për mediat ndërkombëtare rebelët.

Porti i Misuratës, praktikisht ishte e vetmja portë hyrëse e dalëse në territorin e kontrolluar nga rebelët në Libi.

Top Channel