Kinë, biznesmeni i cmendur vret 10 persona

15/04/2011 10:05

Policia kineze është vënë në kërkim të një personi të dyshuar për vrasjen e 10 personave, pasi u pushtua nga një valë tërbimi në veri-lindje të Kinës.

Zhou Yuxin mendohet se ka vrarë bashkëshorten, të birin dhe babain e tij në një seri sulmesh në provincën Liaoning.

Edhe disa punëtorë në kompaninë që menaxhonte i dyshuari u gjetën gjithashtu të vdekur.

Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”, policia dyshon se cështje ushtarake mund të jenë motivet e vrasjeve.

Mediat kineze shkruajnë se Zhou Yuxin dyshohet se i ka kryer vrasjet në fshatin Ertaizi të mërkurën dhe të enjten.

Përvec anëtarëve të familjes së tij, ai dyshohet se ka vrarë edhe një shërbyese, si dhe tre punonjës të një lavazhi automjetesh, biznes që drejtohej nga vetë autori i krimit.

Top Channel