Jordani, dhjetëra të plagosur në revolta

15/04/2011 18:50

Disa dhjetëra persona mbetën të plagosur në Jordani, ndërsa grupi i muslimanëve ultranacionalistë i salafistëve u përball me mbështetësit e qeverisë në qytetin verior të Zarqës.

Sipas “Associated Press”, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, por gjashtë policë u goditën me thikë dhe 34 të tjerë kanë marrë gjithashtu plagë.

Ndërkohë, më shumë se një mijë persona protestuan në kryeqytetin Aman, duke kërkuar reforma politike dhe ekonomike.

Grupet opozitare kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe dhënien fund të praktikave korruptive.

Salafistët kanë protestuar në javët e fundit për të kërkuar lirimin e 90 të burgosurve islamikë. Midis tyre përfshihet edhe Abu Mohammed al-Maqdessi, një prej miqve më të mirë të ish-drejtuesit të lartë të Al-Kaedës në Irak, Abu Musab al-Zarqaëi, i lindur pikërisht në Zarqa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA