Irak, zbulohen varri masiv me 800 trupa

15/04/2011 15:15

Zyrtarë irakenë zbuluan sot një varr masiv që përmbante trupat e më shumë se 800 personave, të ekzekutuar të gjithë gjatë periudhës së drejtimit të Saddam Hussein-it.

”Të gjithë ishin qëlluar me nga një plumb në kokë. Midis tyre ka burra, gra dhe fëmijë”, deklaroi Ministri i të Drejtave të Njeriut, Mohammed Sudani.

Varri u gjet në krahinën perëndimore të Anbarit. Trupat besohet se datojnë nga konflikti irakeno-iranian i viteve 1980-88.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, në Irak ekzistojnë me qindra varre masive të pazbuluar, ku mund të jenë të groposur më shumë se 300 mijë persona.

”Ky varr masiv duket se përfaqëson një prej krimeve më të shëmtuara të regjimit të shkuar, ndërsa përbën një dhunim flagrant të të drejtave të njeriut”, deklaroi Sudani.

Besohet se viktimat mund të jenë kurdë, pjesë e një minoriteti që u masakrua gjatë udhëheqjes së Hussein.

Në vitin 2003 u zbulua varri masiv më i madh ndonjëherë, pranë Bagdadit, me më shumë se 3 000 mijë trupa.

Top Channel