Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Merret peng e më pas ekzekutohet një italian i cili ishte aktivist pro-palestinez në Gaza.
Autorët e pengmarrjes dhe ekzekutimit janë një grup radikal palestinez, të quajtur salafitë, të cilët kritikojnë linjën e moderuar të ndjekur nga Hamasi në Gaza. Salafitët, nëpërmjet videos së postuar në youtube, në këmbim të lirimit të italianit, Vitorio Arigoni, kërkonin nga Hamas, që qeveris Gaza, lirimin e të gjithë të burgosurve salafitë. Ata dhanë 30 orë kohë për përmbushjen e kërkesës së tyre.
Por, burimet nga Hamas thanë për agjencinë Reuters se shtetasi italian, Vitorio Arigoni u gjet i vdekur në një shtëpi në Gaza. Për këtë, citon Reuters janë ndaluar nga Hamas dy persona.
Top Channel