B.Fildishtë, arrestohet aleati i Gbagbo-s

15/04/2011 15:20

Lideri i një forumi rinor të partisë së ish-presidentit të paligjshëm të Bregut të Fildishtë, Charles Ble Goude, u arrestua ditën e sotme.

Ai konsiderohet si një aleat i ngushtë i Gbagbo-s, ndërsa mobilizoi me mijëra të rinj për të marrë armët për të mbrojtur pushtetin uzurpues në pesë muajt e fundit.

Shumë prej të rinjve u pajisën me armë pa marrë asnjë trajnim paraprak, ndërsa që prej dhjetorit, më shumë se 1 500 persona janë vrarë dhe me miliona të tjerë u shpërngulën nga shtëpitë, si pasojë e luftës civile.

Gbagbo zhyti vendin e tij në krizë duke refuzuar të dorëhiqej, ndonëse humbi në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Top Channel