Zjarr në Paris, pesë të vdekur

14/04/2011 10:25

Pesë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një zjarri në një ndërtesë të një lagjeje popullore të verlindjes së Parisit, gjatë natës së shkuar.

35 persona të tjerë, mes së cilëve gjashtë fëmijë, janë plagosur lehtë.

Zjarri ka filluar pak pas orës 03:00 në shkallët e një pallati pesë katësh.

Flakët janë shuar nga zjarrfikësit pak pas orës 5:30 të mëngjesit të sotëm, pas ndërhyrjes së 300 zjarrfikësve.

Top Channel