Ushtria irakene vret 34 azilantë

14/04/2011 21:20

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri me dije se 34 persona janë vrarë nga ushtria irakene ne kampin Ashraf, ku janë strehuar disa azilantë iranianë.

Ky është raportimi i parë i konfirmuar për vdekje në përplasjet midis ushtrisë dhe antarëve të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit.

Burimet e Bagdadit zyrtar kishin pranuar vetëm tre viktima. Grupi, i konsideruar si një organizatë terroriste nga SHBA dhe Irani, është spostuar në Irak që prej vitit 1980, pasi iu dha e drejta të jetonin në Ashraf, një qytet në veriun e vendit.

Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Colville, deklaroi se një skuadër vëzhguesish kishte zbuluar 28 trupa në kamp, ndërsa shumica e tyre ishin ekzekutuar me një plumb të vetëm.

”Ky është një incident shumë serioz dhe po përpiqemi të marrim më shumë informacion”.  

Top Channel