Supermerkato droge në Palermo

14/04/2011 09:55

Të paktën 25 persona janë vënë në pranga natën e shkuar në Palermo nga karabinierët në një operacion kundër shpërndarjes së drogës në lagjen periferike të Zenit.

Të përfshirë në këtë trafik edhe tre të mitur.

Hetimi i autoriteteve italiane ka vijuar për një vit atë që cilësohet si “supermerkatoja e drogës” në Zen, falë përdorimit të telekamerave.

Çdo shpërndarës mund të arrinte deri në 40 klientë në ditë, për një xhiro tregtie të përditshme prej 1600 eurosh.

Top Channel