Siri, Irani ndihmon Assad për të shtypur protestat

14/04/2011 10:45

Irani është duke kontribuar në shtypjen e ashpër të protestave në Siri, duke i dhënë regjimit të Bashar Assad mjete dhe pajisje për të arritur fitoren.

Lajmin e ka bërë të ditur Wall Street Journal, e cila i referohet funksionarëve të lartë të administratës amerikane.

Teherani, sipas të përditshmes amerikane, ka dërguar aparatura për të spiunuar komunikimet e opozitës në internet dhe furnizime të tjera priten shumë shpejt.

Top Channel