Siri, formohet kabineti i ri qeveritar

14/04/2011 22:00

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, miratoi sot një kabinet të ri qeveritar, ndërsa urdhëroi lirimin e të arrestuarve të muajit të fundit, në një lëvizje të paprecedent që synon të qetësojë situatën në vend.

Megjithatë, kjo tentativë për stabizilim u vendos në dyshim nga shpërthimi i protestave të reja në qytetin e Sveidës, ku është e përqendruar shumica e minoritetit druzhe.

Me protestat e dhunshme që shpërthyen fillimisht në jugun e vendit në Dera, Siria ka provuar revolta pothuajse në të gjithë qytetet e saj kryesore.

Gjendja e jashtëzakonshme mbetet në fuqi në Siri që prej vitit 1963, kur partia Baath morri pushtetin. Presidenti Assad drejton vendin prej 11 vitesh, pasi trashëgoi pushtetin nga babai i tij president për tre dekada.

Top Channel