Siri, drejt formimit qeveria e re

14/04/2011 18:45

Presidenti sirian Bashar al Assad ka lëshuar një dekret për formimin e qeverisë së re, besuar kryeministrit Adel Safar.

Lajmin e bën të ditur agjencia zyrtare e shtypit “Sana”. Ekzekutivi parardhës, i udhëhequr nga Muhammad al Utri, ra më 29 marsin e kaluar.

Për herë të parë pas gjysmë shekulli, një qeveri siriane u detyrua të jepte dorëheqjen si pasojë e protestave popullore.

Top Channel