SHBA, Obama flet, zëvendëspresidenti fle

14/04/2011 16:15

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është përfshirë nga një skandal, pasi u kap duke fjetur gjatë fjalimit për buxhetin të presidentit Barack Obama.

Ndërsa Obama prezantoi programin e tij të rritjes së taksave për të pasurit dhe planeve shtesë që do të reduktojnë defiçitin buxhetor, Biden vuajti për të mbajtur hapur sytë, aq sa në një moment u kap nga kamerat tërësisht “i perënduar”.

Zyra e shtypit të zëvendëspresidentit Biden nuk i është përgjigjur ende akuzave të ngritura për dremitjen në fjalimin e mbajtur në sallën e Universitetit “George Washington”.

Biden është bërë edhe më parë objekt i kritikave për mungesën e plotë të kujdesit. Në një rast ai i kërkoi një senatori të paralizuar të ngrihej në këmbë dhe të fliste.

Top Channel