Pakistan, 2 500 të vrarë nga militantët

14/04/2011 19:05

Më shumë se 2 500 persona janë vrarë nga sulmet e militantëve islamikë në Pakistan gjatë vitit 2010, lajmëroi Komisioni i të Drejtave të Njeriut në vend.

Gjysma e viktimave janë shkaktuar në sulmet vetëvrasëse me eksploziv, ndërsa numri total i tyre ishte 67 në vitin e shkuar.

900 persona të tjerë janë vrarë nga bombat e lëshuar nga avionët amerikanë pa pilotë dhe midis tyre renditen civilë e talebanë.

Numri i njerëzve të vrarë nga forcat e ushtrisë pakistaneze besohet të jetë 600-700.

Trupat pakistaneze po përballen me një rritje të ndjeshme të ekstremizmit islamik në zonat veri-perëndimore të vendit.

Edhe konfliktet ndërfisnore janë rritur ndjeshëm së fundmi, ndërsa 1 713 persona vlerësohet të kenë vdekur në këto lloj përballjesh në 18 muajt e fundit.

Top Channel