Në pranga kryebashkiaku i Uashingtonit

14/04/2011 02:35

Kryebashkiaku i Uashingtonit, Vincent Grei u arrestua teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij kundër planit për tkurrjen e fondeve të financimit në Distriktin e Kolombisë.

Autoritetet e sigurisë, të cilat e konisderonin manifestimin si të paligjshëm, i kërkuan kryebashkiakut Grei dhe mbështetësve të tij të lirojnë rrugën që mbanin të bllokuar.

Por kur ata kanë refuzuar urdhërin e policëve, këta të fundit kanë ndërhyrë duke prangosur disa prej manifestuesve, mes të cilëve edhe kryebashkiaku Grei.

Top Channel