Ndalim-fluturimi mbi vilën e Sarkozy

14/04/2011 14:10

Gjoba të kripura për atë që do të guxojë të ndërhyjë në privatësinë e presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, dhe bashkëshortes së tij, Carla Bruni, gjatë pushimeve të Pashkëve.

Sarkozy ka vendosur një ndalim-fluturimi mbi vilën e Brunit në Cap Negre (jug të Francës), ku çifti do të kalojë disa ditë pushimesh.

Një dekret zyrtar, që do të zgjasë nga 8-26 prill, parashikon gjoba prej 40 mijë eurosh deri në 6 muaj burg për pilotët që do të fluturojnë më pak se 1 mijë metra lartësi nga rezidenca.

Edhe në vitin 2008, menjëherë pas martesës me Brunin, Sarkozy vendosi ndalim-fluturimin mbi këtë vilë, por kjo masë nuk arriti të ndalonte fotografët të bënin punën e tyre.

Top Channel