Libi, Franca dhe Britania: Jo armë për kryengritësit

14/04/2011 08:00

Franca, ashtu si Britania e Madhe, nuk do të ndihmojë në armatosjen e rebelëve, por nuk do të kundërshtojë nëse vende të tjera do ta bëjnë.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim anonim i Elizeut, prezent në bisedimet bilaterale të mbrëmjes së sotme në Paris mes presidentit Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit britanik David Cameron.

Sipas burimit, Franca nuk beson se rezoluta e OKB-së e 1973-shit pengon armatosjen e rebelëve.

Megjithatë Elizeu nuk mendon se sot është motivi për ta bërë një gjë të tillë.

Top Channel