Kërcënohet kryebashkiaku i Romës

14/04/2011 02:00

Kryebashkiaku i Romës, Xhani Alemano ka marrë një kërcënim gjatë një takimi në një lagje të kryeqyteti italian.

Alemanos i është dorëzuar një zarf që brenda përmbante një plumb.

“Kërcënimet e marra nuk më trembin, vazhdoj përpara në detyrën time”, ka deklaruar Alemano.

Pas incidentit, kryebashkiakut i ka telefonuar kryeministri italian, Silvio Berluskoni për t’i shprehur solidaritetin dhe “eksperiancat” e tij personale me kërcënimet, që nuk kanë qenë të pakta.

“I dashur Xhani, unë kam marrë plot 13 plumba”, mësohet t’i ketë thënë Berluskoni kryebashkiakut roman.

Top Channel