Bahrein, luftë kundër opozitës

14/04/2011 16:30

Qeveria e Bahreinit ka dërguar në gjykatë një kërkesë për nxjerrjen jashtë ligjit të dy grupimeve opozitare shiite.

Televizioni Shtetëror lajmëroi disa orë më parë se Ministri i Drejtësisë dhe Punëve Islamike, ka depozituar në gjykatë një kërkesë për shpërndarjen e “Shoqatës së Veprimit Islamik” dhe “Al-Wefaq”-it.

Të dy grupimet fajësohen për dhunimin e rendit kushtetures, harmonisë sociale dhe bashkimit kombëtar.

Autoritetet kanë përdorur forcën për të shtypur protestat që kërkojnë reforma në shtetin e vogël të Gjirit Persik, i drejtuar nga një monarki sunite.

Në revoltat që kanë përfshirë vendin prej disa javësh, më shumë se 25 persona kanë mbetur të vrarë.

Top Channel