Uashigton, arrestohet kryetari i bashkisë

13/04/2011 09:00

Kryetari i Bashkisë së Uashingonit, Vincent Gray, dhe një grup i këshilltarëve bashkiakë u vendosën nën pranga gjatë pasdites së djeshme, lajmëroi CNN.

Gray dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan pasi po merrnin pjesë në një protestë të paautorizuar, ndaj shkurtimeve të buxhetit shtetëror për shtetin e Kolumbias dhe kryeqytetin e SHBA-së.

Pavarësisht se është “qytetari i parë” i Uashingtonit, policia nuk tregoi asnjë tolerim ndaj Gray-t, i vendosur në pranga dhe i shoqëruar deri në makinën e policisë si një keqbërës i rëndomtë.

Top Channel