Toyota mbyll 5 impiante në Evropë

13/04/2011 09:15

Kolosi automobilistik japonez “Toyota” ka lajmëruar mbylljen e përkohshme të 5 impianteve të saj në Evropë, dy në Britaninë e Madhe dhe një në Francë, një në Poloni dhe një në Turqi.

Koha e vendosur paraprakisht është nga fundi i prillit në fillim të majit.

Masa është motivuar me pamjaftueshmërinë e pjesëve që duhen montuar, të shkaktuara nga kriza në Japoni pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar të 11 marsit së shkuar.

Top Channel