Obama prezanton planin fiskal

13/04/2011 21:45

Presidenti amerikan Barack Obama ka prezantuar “vizionin” e tij për politikën fiskale, që parashikon reduktimin e deficitit buxhetor dhe mbajtjen të sigurt rrjetin social të Amerikës.

Presidenti ofroi një paketë taksash të rritura dhe shpenzimesh të reduktuara, që synojnë të ulin deficitin me 4 miliardë dollarë brenda vitit 2023.

Ai sulmoi propozimet e republikanëve duke deklaruar se, ato do të dëmtonin të varfërit dhe pensionistët dhe do të shkurtonin taksat për të pasurit.

Propozimi i presidentit Obama parashikon ngritjen e taksave për të pasurit, një lëvizje që është kundërshtuar hapur nga kongresmenët republikanë.

Deficiti i fryrë i Shteteve të Bashkuara do të jetë një cështje kyce në fushatën elektorale të vitit 2012.

Ai parashikohet të arrijë 1.5 miliardë dollarë këtë vit dhe si demokratët, ashtu dhe republikanët kanë deklaruar se shkurtimet janë një prioritet.

Top Channel