Nju Jork, hetim për përplasjen e avionëve

13/04/2011 13:00

Autoritetet në Nju Jork kanë vendosur çeljen e një hetimi mbi përplasjen e dy avionëve në një pistë të aeroportit “JFK”.

Ndërsa ngrihej në fluturim, një avion i Air Francës përplas një avion të vogël Comair dhe e shtyn tej.

Në bordin e Airbus-it A380, të nisur për në Paris, ndodheshin 495 pasagjerë dhe 25 anëtarë ekuipazhi.

Ndërsa Comairi i porsaulur në pistë, kishte 66 persona në bord.

Fatmirësisht, incidenti nuk shkaktoi të plagosur, por njerëzit janë përfshirë nga paniku.

Nuk dihet përse pilotët e avionëve nuk ishin në dijeni të afërsisë së madhe mes tyre.

Mjetet janë dëmtuar që të dy nga përplasja dhe zyrtarët po hetojnë për të parë nëse ka pasur ndonjë problem komunikimi.

Top Channel