Libia, grupi i kontaktit: Gaddafi ik

13/04/2011 20:50

Grupi i kontaktit, i formuar posacërisht për situatën në Libi, i ka bërë thirrje kolonelit Muammar Gaddafi që të tërhiqet nga pozita e tij si lider i vendit.

Grupi ka dalë me qëndrimin se prania e kolonelit kërcënon cdo mundësi për zgjidhjen e krizës në vend dhe se qytetarët libianë duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

Apeli është paraqitur në deklaratën finale, të lexuar nga kryeministri i Katarit në përfundim të samitit ndërkombëtar të zhvilluar në Doha.

Rebelët që po përpiqen të zëvendësojnë Gaddafi-n kanë bërë paraqitjen e tyre të parë diplomatike në një samit të këtij niveli.

Grupi i kontaktit ka rënë gjithashtu dakord që të vazhdojë të furnizojë rebelët me “material mbështetës” dhe të shqyrtojë mundësinë e financimit të tyre.

Më herët, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon u tha delegatëve se më shumë se gjysma e popullsisë 6-milionëshe të Libisë mund të ketë nevojë për ndihma humanitare.

Top Channel