Libi, viktima në Misurata

13/04/2011 02:05

Regjistrohen të tjera viktima në qytetin e Misuratës në Libi, ku vijojnë luftimet mes rebelëve dhe forcave qeveritare të Gedafit.

Lajmi njoftohet për mediat ndërkombëtare nga burimet spitalore në këtë qytet, ku sipas tyre, 13 persona kanë gjetur vdekjen, mes të cilëve edhe një fëmijë 3 vjecar i qëlluar nga një snajper.

Prej më shumë se një muaji tashmë, vazhdon gjendja tensionuar në qytetin e Misuratës, ku forcat besnike të kolonelit kërkojnë marrjen e qytetit të tretë në vend, me cdo kusht.

Top Channel