Katar, takim ndërkombëtar për Libinë

13/04/2011 08:15

Delegatë ndërkombëtare do të takohen sot në Katar për të mbajtur bisedime rreth Libisë, ndërsa rriten presionet mbi NATO-n për të rritur shkallën e ndërhyrjes në vendin afrikan.

Siç bëri të ditur BBC gjatë mëngjesit, delegatë të “grupit të kontaktit” do të presin përfaqësues të autoriteteve kryengritësve, të cilët pritet të parashtrojnë kërkesë për intensifikimin e bombardimeve.

Një ditë më parë, Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Britanisë pranuan se NATO nuk është duke bërë sa duhet, por sekretari i përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen e përshkroi punën e Aleancës si “fantastike”.

Bisedimet vijnë ndërsa kriza humanitare në qytetin e vetëm rebel në perëndimin e vendit, Misrata, është përkeqësuar ndjeshëm.

I rrethuar dhe i bombarduar prej më shumë se gjashtë javësh, në qytetin e tretë më të madh të Libisë po vërehet një mungesë e theksuar e ushqimeve dhe barnave mjekësore.

Top Channel