K.Veriut, arrestohet një shtetas amerikan

13/04/2011 08:35

Departamenti Amerikan i Shtetit informoi mëngjesin e sotëm se një shtetas amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut, ndërsa bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Asnjë detaj nuk është bërë i ditur rreth identitetit të qytetarit të vendosur në pranga apo rrethanave të arrestimit të tij.

Lajmi mbërrin pak përpara se Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, të udhëtojë në Seul për një takim me liderat koreanojugorë.

Ndërkohë, vazhdojnë tentativat për të qetësuar tensionet në gadishullin Korean, pasi dy sulme ushtarake gjatë 2010-s çuan dy vendet e ndara në pragun e luftës.

Uashingtoni dhe Peniani nuk kanë marrëdhënie diplomatike midis tyre, prandaj janë zyrtarë të ambasadës suedeze në Korenë e Veriut ata që vizitojnë amerikanin e mbajtur në një burg të vendit komunist.

Në fundin e muajit prill, ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, pritet të mbërrijë në Korenë e Veriut për të disktuar rreth çështjeve ushtarake, humanitare dhe me siguri edhe për lirimin e shtetasit të burgosur.

Top Channel