Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Qeveria japoneze ka ulur gradualisht vlerësimet mbi ekonominë për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti dhe tsunami i muajit të kaluar.
Thuhet se zonat kyce të ekonomisë në vendin aziatik, si dhe eksportet industriale do të vuajnë pasojat e katastrofës që ka shkaktuar mbi 13 mijë viktima.
Vendimi shënon herën e parë në gjashtë muaj që qeveria e kryeministrit Naoto Kan ul vlerësimet.
“Ekonomia së fundmi po tregon dobësi për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi lindjen e Japonisë. Ekonomia mbetet në vështirësi serioze”, thuhet në raportin mujor të qeverisë japoneze.
Ditën e hënë, Fondi Monetar Ndërkombëtar zbriti parashikimin e tij për rritjen e ekonomisë japoneze.
Top Channel