Japoni, lëkundje të reja toke

13/04/2011 09:10

Lëkundje të reja toke u regjistruan në orën 3:08 të mëngjesit në Japoni, ndërsa aktiviteti sizmiologjik në zonë vazhdon të mbetet tepër i lartë.

Këtë herë, goditja ishte e një magnitude 5,8 të shkallës riechter dhe nuk raportohen viktima, por lëkundjet mund të kenë sjellë dëmtime të reja në Fukushima, pasi epiqëndra ishte pikërisht në këtë krahinë.

Ishujt japonezë u goditën nga tërmeti më i fortë i regjistruar në histori në datën 11 mars, me fuqi prej 9.0 të magnitudës riechter. Ai shkaktoi mbi 300 miliardë dollarë dëme dhe rreth 28 mijë viktima.

Top Channel