Egjipt, mandat arresti për Mubarak-un

13/04/2011 10:45

Disa orë pas shpalljes së një mandat arresti për dy djemtë e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, një tjetër mandat për vetë 82-vjeçarin është lëshuar, informoi Televizioni Shtetëror Egjiptian.

Mubarak, i cili aktualisht ndodhet duke u kuruar në një spital pas një krize të pësuar ne zemër, do të ndalohet për të paktën 15 ditë, kohë gjatë së cilës do të merret në pyetje dhe do të përcaktohet nëse do të procedohet më tej me akuzat që rëndojnë mbi të.

Nga shtrati i spitalit ku ndodhet, ish-presidenti e konsideroi arrestimin si një sulm politik dhe një tentativë për të përbaltur gjithçka të mirë që ka bërë për vendin e tij.

Dy djemtë e tij, Alaa dhe Gamal u arrestuan gjithashtu, për shkak të akuzave për përvetësim të fondeve publike dhe pjesëmarrje në dhunën shtetërore që shkaktoi disa qindra viktima gjatë 18 ditave të revoltave popullore kundër regjimit, në muajin janar dhe shkurt.

Top Channel