Bjellorusi, dy terroristë pranojnë krimin

13/04/2011 13:55

Dy të dyshuar në Bjellorusi kanë rrëfyer se ishin ata që ndërmorrën një sulm terrorist në kryeqytetin Minsk dy ditë më parë, bëri të ditur vetë presidenti i vendit, Alexander Lukashenko.

”Tashmë e dimë se cilët janë ata që kanë kryer këtë krim. E vetmja gjë që mbetet për të zbuluar është se përse e kryen, por t’a zbulojmë edhe këtë shumë shpejt”, deklaroi Alexander Lukashenko.

Bomba, e paketuar me tehe të mprehta dhe copëza metalike për të shkaktuar sa më shumë viktima, tronditi stacionin e metrosë së “Oktyabrskaya”-s pasditen e të hënës, ndërsa shkaktoi 12 viktima dhe mbi 100 të plagosur.

Top Channel