B.Fildishtë, zbulohen sasi të mëdha armësh

13/04/2011 14:50

Sasi të mëdha armatimesh u zbuluan sot nga forcat paqeruajtëse franceze në kryeqytetin ekonomik të Bregut të Fildishtë, Abixhan, lajmëroi “Agence France Presse”.

Armët, ku përfshiheshin mortaja, topa dhe arka të tëra me armë të kalibrit të vogël e municione, tashmë janë në duart e misionit të OKB-së në vendin e Afrikës Perëndimore.

Të gjithë këto armë, të vendosura në disa vila në lagjen e Kokodisë, besohet se planifikoheshin të shpërndaheshin pa kriter mes civilëve që mbështesin ish-presidentin e paligjshëm, Laurent Gbagbo.

Ai u arrestua dy ditë më parë nga trupat franceze dhe iu dorëzua drejtësisë vendase. Gbagbo zhyti vendin e tij në krizë duke nxjerrë në rrugë ushtrinë për të mbrojtur pushtetin, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Top Channel