Stub: Libia, si situata në Kosovë

12/04/2011 14:55

Ministri i Jashtëm finlandez, Alexander Stub e ka cilësuar situatën në Libi si një përsëritje të situatës në Kosovë, kur nisën sulmet e NATO-s në vitin 1999.

Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të BE, Stub ka deklaruar se shumë liderë ndërkombëtarë gabuan duke menduar se Gaddafi do të rrëzohej shumë shpejt.

“Shumë zyrtarë kishin menduar se lideri i Libisë do të përmbysej shpejt, pasi kështu ndodhi në Tunizi e Egjipt. Por kjo po shndërrohet më tepër si në situatën në Kosovë, pasi ndërhyrja në Kosovë zgjati 78 ditë”, është shprehur Stub.

Top Channel