Rusi, Medvedev: Kozmosi, një prioritet për ne

12/04/2011 15:05

Eksporimi i hapësirës mbetet një përparësi absolute për Rusinë, deklaroi presidenti Dmitry Medvedev, në ceremoninë e 50-vjetorit të arritjes së njeriut të parë në hapësirë, e austronautit rus Yuri Gagarin.

”Ne ishim të parët në hapësirë, kemi një numër të madh avantazhesh dhe nuk dëshirojmë t’i humbim ato”, deklaroi Medvedev.

Disa mijëra njerëz nderuan arritjen e Heroit të Bashkimit Sovjetik, Gagarin, në Sheshin e Kuq në Moskë apo qytete të tjera kryesore si Shën Pjetërburgu.

50 të shtëna topi u qëlluan në Moskë, për të përkujtuar ngjarjen madhore të ndodhur në mëngjesin e 12 prillit 1961.

Shërbimi hapësinor i Federatës Ruse ka arritur të ruajë prestigjin e kohëve të shkuara, duke ndërmarrë një sërë misionesh në dekadën e fundit, shumë prej të cilëve në bashkëpunim me ish-armiqtë amerikanë.

Në projektin e fundit, gjashtë austronautë po përgatiten në Tokë për kushtet e një zbarkimi të simuluar në Mars, mision në të cilin besohet se rusët janë përpara NASA-s.

Top Channel