Romney bëhet gati për presidencialet

12/04/2011 09:55

Ish-guvernatori i Masacusets, Mitt Romney ka hedhur hapin e parë drejt kandidimit për t’u bërë kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Romney, i cili dështoi në garën e vitit 2008, po ngre një komision për të eksploruar terrenin. “Është koha që ta vëmë Amerikën sërish në rrugën e mirëqënies”, ka deklaruar Romney.

Zoti Romney është figura e dytë republikane që shpreh ambicjen e tij, pas njoftimit të ish-guvernatorit të Minesotës, Tim Pawlenty, në mars.

Ndërsa zoti Romney pritet në masë të gjerë të hyjë në garën e vitit 2012, analistët honë se ai ka shumë pengesa për të kaluar, mes të cilave spikat rekordi i tij i moderuar si ish-guvernator i Masacuetsit, që nuk u shkon për shtat votuesve konservatorë.

Top Channel