OKB: 530 të vrarë në Bregun e Fildishtë

12/04/2011 14:10

Një skuadër e OKB-së ka mundur të përcaktojë se 536 persona janë vrarë në perëndim të Bregut të Fildishtë në javët e fundit.

Deklarata është bërë sot në Gjenevë nga një zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez Alain Juppe e ka cilësuar si një lajm të mirë për demokracinë në Afrikë arrestimin e Laurent Gbagbo.

“Është një lajm i mirë për qytetarët e këtij vendi, pasi do të dalin nga vorbulla e luftës civile”, ka deklaruar Juppe.

 

Top Channel