Japoni, alarmi në nivelin e Cernobilit

12/04/2011 08:25

Autoritetet japoneze kanë ngritur nivelin e rrezikut nga rrjedhjet bërthamore. Vendimi u mor pas matjeve të kryera në impiantin atomik të Fukushimës, i dëmtuar nga tërmeti i 11 marsit.

Niveli më i lartë për incidentet bërthamore, 7, është aplikuar më parë për katastrofën e Cernobilit, në vitin 1986.

Ndërkohë, një tërmet me magnitudë 6.3 i rënë të martën shtyu drejtuesit e impiantit të evakuonte stafin e tij.

Kompania menaxhuese, Tepco tha se po kontrollonte gjendjen e impiantit pas tërmetit, i dyti brenda pak ditëve që trondit vendin.

Tronditja vjen një muaj pasi një tërmet i fuqishëm i shoqëruar me një tsunam goditi Japoninë, duke shkaktuar 13.219 persona të vdekur dhe 14.274 të humbur. Ndërsa mbi 150 mijë persona të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

Top Channel